Artet e bukura

PUNËTORIA PËR ARTIN E BUKUR

Thelbi i kësaj punëtorie është që pjesëmarrësit të shohin materialin e mbeturinave si një element të gjuhës dhe artit. Në këtë mënyrë ata marrin njohuri për mundësitë e mos ndotjes dhe domosdoshmërinë e riciklimit. Në të njëjtën kohë, pjesëmarrësit kanë mundësi për të eksploruar estetikën e re nëpërmjet ndërveprimit midis artit dhe ekologjisë dhe për të krijuar vlera të reja të materialit të mbeturinave. Gjithashtu, materiali i mbeturinave, i vëzhguar përmes prizmit të artit, merr mundësinë për një jetë të re në forma të ndryshme të artit.
Të gjitha veprat e pjesëmarrësve do të paraqiten në sallën e ekspozitës të Galerisë Private të Kulturës “Akvarijus” më 24 maj 2018. Autori i veprës më të mirë në fushën e arteve të bukura do të marrë, si çmimin kryesor, një pllakë dhe 100 dollarë. Puna vlerësohet nga një juri ekspertësh.

Ligjërues: Nataša Elezović dhe Miljana Bulatović >>

Nga fusha e arteve të bukura, është planifikuar të mbahen katër punëtori tre orëshe në periudhën nga 30 mars deri më 15 maj 2108. Datat e mbajtjes do të caktohen më vonë, në marrëveshje me ligjëruesit dhe me pjesëmarrësit e puntorisë.